Nesër pritet të vijë edhe ganezi tjetër te Gjilani

Gjilani pasi ka arritur marrëveshje me futbollistin ganez, Richard Nii Tetteh Sackey, nesër pritet të vijë tjetri.

Bëhet fjalë për Arago Jamal dhe gjilanasit kanë shpresa të mëdha të ky futbollist.

Lojtari pritet të zbarojë nesër në Kosovë.

Ndërsa në Gjilan ka vazhduar edhe mbrojtësi Ergon Hyseni i cili gjashtë muajt e fundit ishte te Vitia.