Nesër nis kampi i zbulimit të talentëve

Të premten në orën 10.00 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë do të bëhet hapja solemne e Kampit Nacional Edukativ për grup-moshën U-15. Ky është edicioni i gjashtë me radhë dhe ku do në të do të marrin pjesë 144 futbollistë nga 7 rajonet e Kosovës, njofton Federata e Futbollit e Kosovës.

Ndeshjet e ditës së premte dhe të shtunë do të zhvillohen në Kastriot, ndërsa ndeshja finale do të zhvillohet të dielën më 5 korrik në stadiumin e qytetit në Prishtinë.

Takimet e para fillojnë të premten në orën 10.30 në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot.