Nesër mbahet turneu “Rexhep Rexhepi”, marrin pjesë tri skuadra

Feronikeli do të organizojë nesër turneun memorial “Rexhep Rexhepi”, në nderim të ish-futbollistit të kësaj skuadre.

Pikërisht stadiumi në Drenas mban emrin e Rexhep Rexhepit.

“Turniri memorial “Rexhep Rexhepi” do të mbahet më 11 gusht 2018, nga ora 16:00 dhe pjesë e tij do të jenë KF Feronikeli si nikoçir, si dhe KF Gryka dhe KF Dukagjini. Në lojët që do të zgjasin nga 45 minuta, do të zhvillohen në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas, të gjitha ekipet do të ndeshen me njëra-tjetrën”, thuhet në njoftimin e Feronikelit, raporton Gazeta Olle.