Nesër, Kosova U21 luan me Arabinë Saudite, të enjten me Shqipërinë

 Kosova U-21 pritet të zhvillojë edhe disa ndeshje tjetër miqësore me Kombëtaret U21 në turneun ‘Antalya Cup 2016’.

Kështu, nesër duke filluar nga ora 17:00, do të takohen me Arabinë Saudite U21, kurse dy ditë më vonë pritet të luhet takimi me Shqipërinë U21, edhe pse një gjë e tillë ende nuk është zyrtare, shkruan GazetaOlle.com.

Në dy ndeshjet e para, djelmoshat e përzgjedhësit Rafet Prekazi, përkundër paraqitjeve të mira luajtën 0:0 me Bahrejnin dhe humbën 2:0 nga Ukraina.