Nesër hidhet shorti i Superligës dhe Ligës së Parë

12 klubet e Superligës të premten do të mësojnë orarin e edicionit 2015/2016. Kështu bënë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës përmes një njoftimi për shorti.

Shorti do të hidhet në ora 11;00.

‘Me qëllim të përgatitjes sa më të mirë për edicionin e ri të garave nesër më 26 qershor në orën 11.00 në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë do të bëhet tërheqja e shortit për kampionatin e ri 2015/2016 për Raiffeisen Superligë dhe për Ligën e Parë të Kosovës’, thuhet në njoftimin e Federatës.

Edhe këtë vit Superliga numëron 12 skuadra, kurse Liga e Parë 16.