Nesër fillon trajnimi për trajnerët e Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë trajnimin e katërt për trajnerë brenda dy muajve.

Këtë herë trajnimi do të mbahet për Federatën e Çiklizmit të Kosovës. Trajnimi organizohet në Hotel Sirius në Prishtinë dhe fillon nesër (e martë) në ora 9:00, kurse zgjatë deri më 14 tetor 2017.

Ligjërues do të jetë eksperti ndërkombëtar nga Spanja, Alejandro Gonzalez-Tablas.

Në kuadër të ciklit olimpik 2017 – 2020 të KOK-ut, deri më tani janë mbajtur trajnimet për trajnerë të Federatës së Volejbollit të Kosovës, të boksit dhe të xhudos, trajnime këto të mbështetura nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Nga xhudoja të shtunën u certifikuan 23 trajnerë.