Nëse Prishtina fiton titullin dhe Kupën, kjo skuadër merr 200 mijë euro nga UEFA

Prishtina është në rrugë të mirë të fitojë pas një kohe të gjatë të dy trofetë në futbollit kosovar.

Bardhekaltërit po e kryesojnë Vala Superligën, kurse janë kualifikuar në gjysmëfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës, ku do të takohen me Vushtrrinë.

Nëse Prishtina bëhet kampione dhe në të njëjtën kohë fiton Kupën, atëherë shpërblimin  nga UEFA do ta marrë vetëm për bërjen kampion, ku edhe do të garojë si e tillë në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, në Ligën e Evropës do të luante nënkampioni, nëse do t’i plotësonte kriteret e UEFA-s për licencim. Nënkampioni do të merrte edhe shpërblimin nga UEFA prej 200 mijë eurosh për daljen në Evropë.

E njëjta gjë kishte ndodhur edhe vitin e kaluar, por që këtë herë fituesi i Kupës, Besa, nuk kishte plotësuar kushtet për licencim.