Nëse kualifikohet, Shqipëria mund të takohet me këtë kombëtare të grupit B

Nëse Shqipëria ia del të kaulifikohet, atëherë ka gjasa të mëdha të takohet me liderin e grupit B, Uellsin, të cilët përfunduan në vendin e parë të grupit të tyre, shkruan ‘GazetaOlle.com’.

Sipas sistemit të UEFA-s, nëse vendi i tretë nga grupi A, kualifikohet tutje, pra në këtë rast Shqipëria, atëherë në 1/8 e finales takohet me liderin e Grupit B ose C.

Në grupin C, në vendin e parë mund të përfundojnë Gjermania ose Polonia.