Nëse do të kishte penallti në ndeshjen e fundit, Totti do ta kishte humbur me qëllim

Mund të tingëllojë e pabesueshme, por është plotësisht e vërtetë. Në fakt një ide e “çmendur” që vjen vetëm nga Francesco Totti.

Legjenda e Romës ka dashur të bëjë diçka shumë interesante në ndeshjen e fundit ndaj Genoas, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Nëse do të kishte rastin për të gjuajtur penalltinë, Totti kishte planifikuar që ta humbiste atë.

totti

Ikona e Romës kishte vendosur që në vend të rrjetës, topin t’ua gjuajë tifozëve romanistë, që për të janë çdo gjë.

Rrëfimi i pabesueshëm vjen nga mbrojtësi i Romës, Juan Jesus.

Ai ka treguar se çfarë iu ka thënë kapiteni para ndeshjes ndaj Genoas.

“Para ndeshjes, Totti na tha që nëse do të kishte një penallti, nuk do të shënonte gol, por do ta gjuante atë drejt tifozëve”, deklaroi Jesus.

Totti u përshëndet nga Roma në një organizim special, duke lënë të përlotur botën e futbollit.

totti totti totti totti