Pas disa ndeshjesh pa humbje, Lorik Cana dhe Nantesi i tij u shkatërruan duke humbur 4-1 ndaj Renës.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka folur pas ndeshjes dhe ka thënë se ishte një humbje e turpshme.
“Nuk kam fjalë për këtë ndeshje. Duhet të kishim bërë më mirë, por futbolli i ka të gjitha”.
“Duhet t’i kuptojmë edhe tifozët në këto momente, por ne vinim nga disa rezultate pozitive dhe një hap fals është i pranueshëm”.
“Edhe unë do ta kisha braktisur stadiumin pas një ndeshjeje të tillë në rast se do të isha tifoz i Nantës”, ka thënë Cana.