“Nervozohet” Adnan Haxhaj, i del një problem qesharak

Adnan Haxhajt i ka ndodhur një “aksident” qesharak.

Mbrojtësit të Besës ia kanë shkruar mbiemrin gabimisht në fanellë, përcjellë Gazeta Olle.

Në vend se “Haxhaj”, atij mbrapa në fanellë i shkruan “Hoxhaj”.

Mbrojtësi shtatlartë e ka vërejtur një gjë të tillë pak me vonesë, duke dalë në terren për të zhvilluar ndeshjen ndaj 2 Korrikut, raporton Ktv përmes një videoje.

Problemet e tilla nuk janë të rralla në futbollin kosovar.

Gjithsesi, fakti që Besa i ka bërë fanellat me mbiemra në shpinë, është pozitiv. /Gazeta Olle/