Nënshkruan kontratën, gjyqtari shqiptar tanimë pjesë e Bundesligës

Gjyqtari nga Shqipëria, Gentian Cici tanimë do të jetë gjyqtar në Bundesligën e gjermane në basketboll.

Ai ka nënshkruar një kontratë me Bundesligën gjermane të basketbollit, ku edhe ka nisur gjykimin.

38-vjeçari rrëfen për rrjetin e RTSH-së aventurën e tij të re në Gjermani dhe pritshmëritë.

Gjyqtari shqiptar ka vlerësuar lart nivelin e Kampionatit gjerman të basketbollit. Për shqiptarin, që së fundmi ishte në parket duke gjykuar, për herë të parë, në një botëror, Bundesliga është një hap tjetër në karrierë.

Përtej zhvendosjes në Gjermani, 38-vjeçari mbetet i lidhur me basketbollin shqiptar. Cici ka edhe një këshillë për të gjithë gjyqtarët e rinj të basketbollit.