Nën ‘regjinë’ e Begollit e Bërbatovcit

Prishtina e ka mundur në një ndeshje miqësore skuadrën e Fushë Kosovës me rezultat 2:0.

Në takimin që u zhvilluar në stadiumin ‘Ekrem Grajçevci’Fushë Kosovë, golat u shënuan nga Gentrit Begolli dhe Florim Bërbatovci.

Goli i parë u realizua pas një depërtimi të bukur të Bashkim Shalës nga e djathta, i cili e gjeti për mrekulli me një harkim Begollin, e ky i fundit nuk e pati të vështirë që ta shtyjë topin në rrjetë, me kokë. Ndërkohë, golin i dytë u shënua pasi që mesfushori Endrit Krasniqi, depërtoi me mrekulli në 16-metërsh, e shërbeu Florim Bërbatocin, i cili realizoi për rezultatin 2:0, me të cilin përfundoi kjo sfidë.