Në Vushtrri të entuziazmuar për përballjen me Lirinë 13/02/2018 Futboll Vendor, Vala Superliga Në Vushtrri me padurim po e presin sfidën ndaj Lirisë, e vlefshme për rrethin e katërt të DigitAlb Kupës së Kosovës. Ish-kampionët e vendit do kenë përballë Lirinë e Bledi Shkëmbit që për objektiv kryesor ka pikërisht fitimin e këtij trofeu. Në Vushtrri duken të mobilizuar për ta pritur këtë takim, ndërkohë shkallët e “Ferki Aliut” priten të jenë të vogla për shikuesit që priten të vijnë për ta parë këtë ndeshje. Vushtrria e ka për synim edhe ngjitjen në Superligë.