Në Viti po zhvillohet një nga turnet e njohur të futbollit të vogël

Në Beguncë të Vitisë ka tri ditë që ka filluar turneu i njohur i futbollit të vogël.

Këtë vit ky turne ka tubuar plot 60 skuadra të ndryshme, raporton GazetaOlle.com.

Ajo çfarë e bënë më të ndjekur këtë turne është se në të marrinë pjesë shumë futsallist të kombëtarës së Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë, por që janë edhe pjesë e skuadrave të ndryshme në këto tri shtete.

Futsallistët si Halim Selimaj, Ramadan Alaj, Narcist Alibegu, Dragan Petrovic, Martin Todoroski, Erkan Seferi e shumë të tjerë janë emrat e mëdhenj që luajn në këtë turne.

Nga disa foto të siguruar nga Gazeta Olle shihet prezenca e madhe e publikut ku shkallët e kësaj fushe janë shumë të vogla për numrin e tyre.