Në stërvitjen e Prishtinës sot u paraqit sulmuesi i njohur

Pas lëndimit të Abdul Basid Khalid dhe humbjes së sezonit Prishtina ishte vënë në kërkim të një sulmuesi.

Sot në fushën në Mazgit ka arritur sulmuesi i njohur Berat Hyseni.

Hyseni pasi ishte ndarë nga Llapi nuk kishte arritur marrëveshje me asnjë skuadër dhe është lojtar i lirë.

Forma e tij do të shikohet nga afër prej trajnerit Mirel Josa, i cili do të vendos për të ardhmen e tij, shkruan GazetaOlle.com.

Hyseni

Hyseni edhe më parë ka qenë te Prishtina në tri periudha të ndryshme. Ai ka treguar formë të lartë sa herë që ka luajtur me klubin bardhëekaltër.

Prishtina ka shumë lëndime dhe Hyseni mund të nënshkruajë kontratë në ditët në vijim.  /Gazeta Olle/

Hysenii

hyseniiii