Në Skivjan të Gjakovës, futbollistët luajnë nën kabllo! (VIDEO)

Insfrastruktura në Ligën e tret të Kosovës në futboll është aq e dobët sa rrezikohet edhe shëndeti i lojtarëve.

Gazeta Olle ka siguruar një video të fushës në Skivjan të Gjakovës, ku futbolli luhet nën kabllo, e cila nuk dihet saktë a është e energjisë elektrike apo rrjet i internetit.

Në këto kushte është zhvilluar ndeshja mes Rilindjes së Skivjanit dhe Bashkimit të Krushës, që i takoi

Teli që kalon përmbi fushë ka penguar disa herë goditjet me top në ajër, apo edhe harkimet nga këndi.

Krahas kësaj, stadiumi nuk ka as zhveshtore dhe rrethoja për siguri, shkruan Gazeta Olle.

Ndeshjen në fjalë e fitoi Rilindja 2:0.