Në Serie A shënohet goli i vitit, por gjyqtari e anulon për një arsye të çuditshme!

Luca Cigarini, mesfushori i Cagliari-t, ka realizuar një gol të pabesueshëm kundër Fiorentina-s, por që është anuluar nga arbitri i ndeshjes.

Arsyeja e anulimit? Ishte një godtije dënimi me dy takime, ndërsa numri tetë i ekipit sard ka goditur menjëherë në portë pas faullit të dhënë nga arbitri për një pozicion jashtë loje.

Gjithsesi, Cagliari mund të ngushëllohet me faktin se ka arritur ta fitojë ndeshjen me rezultatin 2-1.

Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për Cagliarin, pasi që po lufton për mbijetesë.

Më poshtë e keni golin e Cigarinit.