Në pritje për lajmin e madh nga FIFA

E gjithë Përfaqësuesja është në pritje të lajmit të madh nga FIFA, dhe fjalia që përdoret më së shpeshti është “a ka diçka”. Në ankth lajmin janë duke e pritur Samir Ujkani, Milot Rashica, Amir Rrahmani, Herolind Shala, Alban Meha dhe Valon Berisha.

Asnjëri nga këta nuk është i sigurtë nëse do të ketë të drejtë loje, shkruan Gazeta Olle nga vendi Hoteli Sokos Hamburger Bors, ku po qëndron Kosova.

Madje, në ankth janë edhe portierët rezervë: Flamur Neziri e Granit Kolshi, njëri prej të cilëve do të zëvendësojë Ujkanin në portë, nëse FIFA nuk kthen përgjigje positive.

FIFA deri në këto momente zyrtarisht nuk ka dërguar ndonjë leje, por sipas drejtuesve të FFK-së, shpresat janë të mira që shumicës së tyre t’u jepet ‘drita e gjelbër’.

Afati i fundit për të dhënë leje është ora 15:00. /Olle

ujkani

loading...