Në Prishtinë e në Suharekë përballen skuadrat që luftojnë për titull, interesant edhe në Gjilan e Skenderaj

Pas ndeshjeve interesante të xhiros së 14, Ipko Superliga e Kosovës në futboll vjen furishëm në mesjavë me xhiron e 15, ku na presin ndeshje shumë interesante.

Spikat takimi në “Fadil Vokrri” mes Prishtinës dhe Feronikelit, ku takohen skuadrat që vitin e shkuar e kishin fjalën kryesore, përcjellë Gazeta Olle.

Takimi luhet sonte prej 18:00 nën dritën e reflektorëve.

Në anën tjetër, lideri Ballkani e pret Llapin në një ndeshje ku takohen dy skuadrat që e duan lojën sulmuese.

Në Gjilan, Drita është vendëse e Dukagjinit, derisa Drenica e Trepca ’89 luajnë derbin rajonal në Skenderaj.

IPKO SUPERLIGA – SOT

13:00 Ballkani – Llapi
(Gjyqtarë: K. Vula, M. Berisha, G. Mehmeti, V. Ibërdemaj)

13:00 Drita – Dukagjini
(Gjyqtarë: V. Kastrati, F. Berisha, A. Ejupi, B. Ajeti)

13:00 Drenica – Trepca ’89
(Gjyqtarë: B. Kasumi, E. Zeqiri, F. Sekiraqa, D. Caka)

18:00 Prishtina – Feronikeli
(Gjyqtarë: T. Maloku, D. Preniqi, E. Bicaj, S. Isufi). /Gazeta Olle/