‘Në Pejë si në shtëpi’

Istogu do të pres Prishtinën në Pejë, pasi stadiumi ‘Demush Mavraj’ është në renovim.

Shumë lojtarë të kësaj skuadra janë rritur në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ dhe Kushtim Gashi është njëri prej tyre. Ai pret angazhim maksimal dhe tri pikë.

“Prishtina është një kundështarë shumë i fortë. Pres një angazhim maksimal nga të gjithë lojtarët deri në minutën e fundit për t’i marr tri pikët. Luajmë në Pejë dhe 70%  e lojtarëve e njohin mirë atë terren pasi aty janë rritur. Është mundësi e mirë që të marrim pikë”, deklaroi Gashi për Gazetaolle.com.

Istogu ka pësuar debakël në ndeshjen e parë kundër Trepçës ’89.