Në Mitrovicë po lind një talent i basketbollit

Emrat e shquar të basketbollit që dolën nga Mitrovica, si Artan Mehmeti, Drilon Hajrizi, Besim Braha e Naim Hajrizi, pritet ta kenë një pasardhës.

Parashikimet mund të jenë të hershme, por dallimi që ka n lojë me moshatarët e tij jep shpresë se e ardhmja e tij është e ndritshme.
Erdin Abazxhik, është lojtari kryesor tek klubi Mitrovica, të cilët të dielën humbën finalen e grupmoshës U-12, grupi Lindje. Fitore shënuan Kerasan Prishtina, me rezultat 62:48.

Nga 48 pikët e Mitrovicës, 36 sosh mbanin emrin e Abazxhikut të mbushur me pasion për lojën e basketbollit.
Erdini është 12-vjeçar. Tek Mitrovica është organizator i lojës.

“Me basketboll kam nisur të merrem një vit më parë. Idhulli im është Stephen Carry (lojtar i Golden State Warriors në NBA), nga i cili impresionohet për lojën e basketbollit”, shprehet Abazxhik për Gazeta Olle.

Lojtari synon në të ardhmen një klub më të madh dhe natyrisht të luajë për Kosovën. Bazuar në cilësitë e tij të tanishme, Erdini do t’i arrijë synimet e tij.