Në mesjavë luhen superndeshjet e Kupës së Kosovës

Pas ndeshjeve kampionale, radha është për duelet e Kupës.

Këtë të mërkurë luhen gjysmëfinalet e para. Ballkani do të jetë nikoqir i Feronikelit, kurse Vëllaznimi e pret Trepçën ’89.

Sfidat nisin prej orës 15:00 dhe pritet të zgjojnë interesim të madh.

Duelet e kthimit luhen më 1 maj.