Në kujtim të legjendës ndizen qirinj në sheshin e Prishtinës

Legjenda e futbollit kosovar dhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri sot në mëngjes ka ndërruar jetë.

Disa ditë para se të mbushte 58 vjet, Vokrri pësoi një arrest kardiak si pasojë e të cilit humbi jetën gjatë rrugës në QKUK.

Në kujtim të veprimtarisë së tij, sonte në Prishtinë po ndizen qirinj nga shumë qytetarë, shkruan lajmi.net.

Në mesin e pjesëmarrësve janë parë edhe zyrtarë të partive politike në vend.

Gjithashtu qirinj për Vokrrin po ndezin edhe zyrtarë të FFK-së, trajnerë e sportistë.

Vokrri pritet të varroset nesër nga ora 17:00, kurse nga ora 12:00 do të ketë homazhe, dhe pastaj edhe mbledhje komemorative.

Për vdekjen e kryetarit të FFK-së kanë shprehur ngushëllime politikanë, sportistë e klube të ndryshme.

Ngushëllime kanë shprehur edhe institucionet më të larta të futbollit, FIFA dhe UEFA.

vokrr-1024x576

balli-1024x576