Në Kroaci të sigurt, Kovacic zyrtarisht te kjo skuadër

Shtohen dyshimet mbi të ardhmen e Mateo Kovacic. Mesfushori i Interit, sipas mediave kroate do të transferohet në Angli te Liverpooli, që prej ditësh po ushtron presion për numrin 10 ziklatër. Nëse në fundjavë u zbulua se Liverpooli do të dërgonte përfaqësuesit e tij për ta vëzhguar nga afër futbollistin në sfidën eliminatore Kroaci-Itali, orët e fundit po flitet edhe për arritjen e një marrëveshjeje, në bazë të së cilës në arkat e Interit do të derdhen 22.6 milionë Euro, plus dy milionë të tjera në formë bonusi.

Ka një derbi me Milanin në merkato për shërbimet e Mirandas së Atleticos së Madridit. Mbrojtësi brazilian pritet të largohet nga “Loc Colchoneros”, por ai mbetet i pavendosur për destinacionin e tij të ri. Ndërkohë jep sinjale pozitive edhe Martin Montoya, që me rinovimin e kontratës së Dani Alves dhe blerjen e Aleix Vidal, e ka të qartë se nuk do të ketë hapësira te Barcelona.

Përsa i përket mesfushës, Interi vazhdon të besojë në afrimin e Tiago Motës nga PSG, pasi mesfushori dhe klubi parizien ende nuk kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës.