Në Kosovë sot ra borë, kurse Llapi po lahet n’deti

Në Kosovë sot ra borë, kurse në Shqipëri futbollistët e Llapit po e shijojnë detin.

Skuadra lidere e Vala Superligës po e shfrytëzon pushimin disa ditorë, ku po përgatitet në Shqipëri.

Mirëpo, sot ata kanë bërë një gjest të veçantë duke hyrë në deti gjatë përgatitjeve.

“Futbollistët dhe shtabi i Llapit po e shfrytëzojnë në maksimum qëndrimin në Shqipëri për përgaditje për pjesën e mbetur të kampionatit. Pas stërvitjeve, vazhdon relaksi dhe regjenerimi për futbollistët, të cilëve kjo përgaditje do iu shërbej për të vazhduar me ecurinë pozitive të rezultateve”, kanë shkruar llapjanët në Facebook, raporton “GazetaOlle.com”.

Llapi si shpërblim për rezultatet e deritashme, dërgoi lojtarët në Shqipëri.111