Ndërpritet miqësorja

Në ndeshjen miqësore mes Vllaznisë së Pozharanit dhe Flamurtarit, pati miqësi vetëm mes lojtarëve, por jo edhe gjyqtarit kryesor.Ky  i fundit ua ndau dy kartonë të kuq dy lojtarëve të Vllaznisë, derisa njëri nuk u pajtua dhe iu vërsul gjyqtarit.

Këtu edhe mbaroi ndeshja, e cila u luajt në kuadër të përgatitjeve që po i bëjën të dyja skuadrat para fillimit të kampionatit të Ligës së Parë.

Deri në momentin e ndërprerjes, Flamurtari ishte në epërsi 2:0. Ndeshja u luajt në stadiumin e Flamurtarit. GazetaOlle mëson se gjyqtari ishte i ri dhe ndau drejtësinë për herë të parë. /Gazeta Olle/

 

Foto nga arkivi