Në kohë karantinë, klubi turk i ofron kontratë të re David Domgjonit

David Domgjoni ka marrë një lajm të mirë nga klubi i tij, Menemenspor në Turqi.

Mbrojtësit prizrenas i kanë mjaftuar vetëm tetë ndeshje në stinorin pranveror, që të bind klubin për t’ia vazhduar kontratën, shkruan Gazeta Olle.

Ish-lojtari i Lirisë së Prizrenit, që në Turqi u transferua në janar nga Laçi i Shqipërisë.

Sipas mediave turke, lojtari është lajmëruar se e ka kaluar me sukses këtë test të tijin dhe duhet të fillojë të mendojë për qëndrimin afatgjatë në Turqi.

Së fundi, Domgjonin e lidhin zërat për të veshur fanellën e Kosovës.