Në këtë vend hapet palestra e veçantë pronë e së cilës është një deputet kosovar

Në Istog më saktë në fshatin Orrobërd shumë afër Banjës së Pejës është hapur mbrëmë një palestër mjaft e veçantë.

Palestra do ta ketë emrin “Dresha” dhe është punuar në një stil krejt ndryshe, shkruan Gazeta Olle.

Investitor i kësaj palestre me arkitekturë gjermane është deputeti i Kosovës, Gani Dreshaj.

Në hapjen solemne të palestrës morën pjesë edhe figura të politikës, si Ramush Haradinaj,  ndërsa prezent ishin edhe Agim Ademi e Eroll Salihu nga FFK.

“Faleminderit të gjithëve që ishit dje në përurimin e palestrimes sime dhe tuajes “Dresha”.

I lumtur dhe mirënjohës që në këtë ditë të veçantë për mua të kisha pranë kryeministrin Haradinaj, kryetarin Agim Ademi, sekretarin Eroll Salihu, deputetë, sportistë, miq e familjarë.

Falënderim për të gjithë djelmoshat që ishin pjesë e turnirit ku treguan lojë fer e korrekte.

I nderuar për pjesëmarrjen në turnir të yjeve futsallit vendës.

I lumtur pa masë për praninë e legjendarëve të futbollit e basketbollit kosovar, të cilët ndër vite kanë qenë frymëzim për ne.

Krenarë që këtë rrugë të nisur dje do e ndajmë së bashku gjithmonë.

Gjithmonë me ju dhe për ju” shkruan në Facebook investitori i palestrës, Gani Dreshaj.