Në këtë ditë zhvillohet finalja e Superkupës në Shqipëri: Takohen dy top-skuadrat

Në Kosovë ndeshja e Superkupës nuk pritet të zhvillohet këtë vit për arsye se dy trofetë e edicionit të fundit i ka fituar Feronikeli.

Kështu, trofeu i Superkupës do t’i shkoj në llogari ‘Niklit’, pa u detyruar të luajë ndonjë ndeshje, shkruan GazetaOlle.

Por ndryshe qëndron në Shqipëri.

Atje të dielën e 18 gushtit do të zhvillohet finalja e Superkupës.

Në këtë ndeshje do të takohen, Partizani si Kampion dhe Kukësi si fitues i Kupës.

Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të fillon nga ora 19:00.