Në cilin grup e do Kosovën, Albert Bunjaku? (VIDEO)

Përfaqësuesja e Kosovës pritet të hyjë në njërin nga grupet I ose H të cilët kanë nga pesë skuadra, në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’.

Kjo pritet të ndodh pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA në shtator të vitit të ardhshëm.

Në një intervistë për emisionin Arena të televizionit Tribuna Channel, Bunjaku kërkon grupin H, i cili sipas tij është më i lehtë. Ai vlerëson kundërshtarët dhe zbulon shanset që do të kishte Kosova në këtë grup.