Në Brezovicë organizohet garë në SBX Ski e Snowboard (VIDEO)

Nga data 13 – 15 mars 2015, në Brezovicë, Asociacioni për sporte ekstreme “Scardus”, organizon garën e madhe ndërkombëtare SBX Ski & Snowboard 2015. Gara do të mbahet në dy kategori, Ski për meshkuj dhe Snowboard për meshkuj dhe femra.

Gara do të mbahet në shtegun i quajtur “Qafa e Luanit” në një lartësi mbidetare prej 2200 metra deri në 1700 metra ndërsa gjatësia e shtegut do të jetë afro 900 metra e gjatë.

Në garën e kategorisë së meshkujve do të ndahen këto çmime: vendi i parë 1200 euro, vendi i dytë me 600 euro ndërsa çmimi i tretë 300 euro.

Në kategorinë e Snowboard për meshkuj dhe femra, do të ndahen këto shpërblime: vendi i parë me 1200 euro, vendi i dytë me 600 euro ndërsa çmimi i tretë 300 euro.

Gara është e hapur për pjesëmarrje për garues nga të gjitha klubet skitare, brenda dhe jashtë Kosovës, shkrun gazetaekspress.

Kurse, deri më tani, pjesëmarrjen në këtë garë e kanë konfirmuar disa atlet nga vende të rajonit si Bullgaria, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Greqia.

Sponsor të kësaj gare janë: Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, Ministria e Punëve të Jashtme, Ambasada Norvegjeze në Kosovë dhe Eurokoha.

loading...