Në Botëror vetëm ‘xhuxhi’ e ka vendin e sigurt

Kupa e Botës po afrohet, por lojtarët argjentinas nuk janë të sigurt për grumbullimin e tyre nga përzgjedhëesi, Jorge Sampaoli, i cili i ka vënë në pikëpyetje të gjithë.

Në fakt, anësori i PSG-së, Angel Di Maria, nuk ndihet i sigurt për vendin e tij në Përfaqësuesen ‘celeste’, shkruan Gazeta Olle.

Image result for di maria and messi

“Unë nuk e shoh veten brenda. Sampaoli na tha shumë qartë, se i vetmi që do të shkojë në Kupën e Botës, është xhuxhi (Messi), të tjerët duhet të luftojnë për të zënë një vend”.

“Unë nuk ndjehem se kam një vend të sigurt në Kupën e Botës, nëse do të ishte kështu, unë do të mendoja keq, unë do të pushoja dhe nuk do të angazhohesha…”

“Për moshën time, kjo mund të jetë Kupa e Botës e fundit”, deklaroi ‘El Fideo’. /Gazeta Olle/

Image result for di maria and messi