Ndryshon tabela e Superligës së Juniorëve, Liria kampione

Federata e Futbollit të Kosovës e ka bërë një gabim në tabelën e Superligës së Juniorëve, duke e shpallur kampione vjeshtore para disa ditësh skuadrën e Vushtrrisë.

Megjithatë, tani gjithçka është rregulluar dhe në vendin e parë ka dalë Liria, e cila ka pikë të barabarta me Ramiz Sadikun, por gol-dallim më të mirë.

Lajmin për shpalljen kampion vjeshte e ka konfirmuar edhe klubi prizrenas në faqen zyrtare në Facebook. /Olle

junioioo