Ndryshon orari i super-sfidës së fundjavës

Fillimi i jashtëzakonshëm i edicionit nga ana e Gjilanit, e bën përballjen e kësaj skuadre me Prishtinën si njërën ndër sfidat më interesantet të fundjavës.

Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej të shtunën prej orës 19:00, përcjellë Gazeta Olle.

Megjithatë, klubi prishtinas ka njoftuar për zhvendosjen e orarit.

Takimi do të zhvillohet të dielën nga ora 20:00.

FFK deri më tani nuk e ka zyrtarizuar lajmin, por pritet ta bëjë një gjë të tillë gjatës ditës së sotme.

Kujtojmë që Prishtina dhe Gjilani shënuan fitore me rezultat të njëjtë dje, 1:0, ndaj Trepcës ’89 respektivisht Ballkanit. /Gazeta Olle/