Ndryshon orari i Raiffeisen Superligës

Që nga java e ardhshme, takimet e Raiffeisen Superligës do të zhvillohen në orar tjetër. Ndeshjet tani do të fillojnë në ora 14:00, një orë më vonë se sa deri më tani.

Kështu, në bazë të paralajmërimit të sponsorit, Super Sport Kosova, dy ndeshjet që do të transmetohen në televizion janë Feronikeli – Drita, që luhet të shtunën dhe Besa – Istogu të dielën.

Orari për ndeshjet tjera do të caktohet nesër. Prishtina – Hajvalia me gjasë do të luhet të shtunën. (Gazeta Olle)

 

Java 22

 

Prishtina – Hajvalia

Feronikeli – Drita (e shtunë)

Trepça ’89 – Trepça

Kosova (V) – Drenica

Vëllaznimi – Ferizaj

Besa – Istogu (e diel)