Ndryshon orari i ndeshjeve të Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar një ndryshim të orarit të ndeshjeve në “Antalya Cup 2016”, ku po merr pjesë Përfaqësuesja e Kosovës.

Në këtë mënyrë, djemtë kosovarë do të ballafaqohen fillimisht nesër kundër Ukrainës, ndërsa më 26 janar takohen me Arabinë Saudite.

Në njoftim thuhet po ashtu që FFK-ja falënderon menaxherin e FIFA-s, Kenan Kurtesh, i cili mundësoi pjesëmarrjen e Kosovës në “Antalya Cup 2016”.