Ndryshon gjithçka, kjo është skuadra e re e Donnarummas (FOTO)

Portieri italian, Gianluigi Donnarumma do të largohet nga Milan vitin e ardhshëm.

Skuadra e Milanit ka njoftuar se Gianluigi Donnarumma ka vendosur për të mos e vazhduar kontratën, e cila skadon në vitin 2018.

Ata njoftojnë se lojtari do të qëndrojë edhe një edicion dhe se nuk do të pranojnë shitjen e tij gjatë kësaj vere.

Sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca Di Marzio, e vetmja skuadër që ka interesim për portierin është Real Madrid.

Ai e ka publikuar lajmin në faqen e tij Gianlucadimarzio.com.

Trajneri Zinedine Zidane edhe këtë sezon do ia besojë portën portierit Keylor Navas.

Por, nga edicioni i ardhshëm në vend të tij do të vijë Donnarumma.

Përveç Realit, për lojtarin interesim ka shprehur edhe Juventus.

Kjo pasi që vitin e ardhshëm legjenda Gianluigi Buffon do të pensionohet nga futbolli aktiv.

Image result for donnarumma