Ndryshojnë ndeshjet e ‘play-offit’

Federata e Basketbollit të Kosovës, ka bërë një ndryshime për ndeshjet gjysmëfinale, të fazës së ‘play-offit’ dhe asaj finale.

Në ndeshjet e para gjysmëfinalet do të zhvillohen me sistemin një dy, dy.

Komisari i garave Bajrush Ademi në një prononcim për GazetaOlle.com, shpjegon sistemin e këtyre ndeshjeve.

“Këtë vit kemi bërë një ndryshim në fazën gjysmëfinale të ‘play-offit’, për dallim nga sezonin i kaluar. Këtë vit do të zhvillohet me tri ndeshje. Ekipi vendas ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në shtëpi ndërsa dy të tjerat si mysafire dhe më pas edhe dy të tjera vendase”, potencoi Ademi.

Ky ndryshim nuk do të jetë në finale, ku ndeshjet do të zhvillohen siç janë zhvilluar deri më tani.

Duelet e ‘play-offit’ janë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagel Yllit, dhe Peja përballë Kosova e Re Bashkimi.