Ndryshimet te Drita: Shkon Duro, vjen Nuhiu

Humbja nga Vëllaznimi ia dha biletën për Tiranë kryetrajnerit shqiptar, Shpëtim Duro. Ky i fundit ka ofruar dorëheqjen te klubi nga Gjilani.

Kështu njoftoi vetë klubi gjilanas përmes një njoftimi për media, shkruan Gazeta Olle.

“Klubi jonë FC DRITA ju njofton që ka dhënë dorheqje kryetreneri Duro!  Pas një takimi që kishim menjëher pas ndeshjes së djeshme, me një marrëveshje mes dy palësh është vendosur që të ndërpritet bashkëpunimi!

Pas eleminimit nga kupa e Kosovës, dhe dalja nga objektivi i vetëm i klubit për këtë sezon, z.Duro ka ofruar dorheqjen, gjë që është pranuar nga klubi bardh e kaltër!

FC DRITA e falënderon profesor Duron për punën profesionale që ka bërë me klubin dhe i dëshiron shumë suksese!”, thuhet në njoftimin e klubit.

E, kryetrajner i ri i klubit do të jetë Ardian Nuhiu, të paktën deri në përfundimin e këtij edicioni.