Ndryshime të mëdha tek Prishtina

Sigal Prishtina nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin në Kosovë, por as nuk arriti diçka më shumë në FIBA Europe Cup, përkundër grupit të vështirë, shkruan GazetaOlle.com

Kampioni i Ligës Ballkanike, mirë nuk e nisi as Ligën Ballkanike.

Largimi i disa lojtarëve të huaj dhe mbetja me pak lojtarë e vuri edhe më shumë në vështirësi kampionin kosovar.

Por, burimet e GazetaOlle.com pranë klubit prishtinas bëjnë të ditur se ndryshime të mëdha pritet të ketë në ekip pas pushimit.

Trajneri kroat , Jeronimo Sarin i cili ka kontratë me Prishtnën, deri në fund të muajit dhjetor me shumë mundësi nuk do t’i vazhdohet kontrata ku te kryeqytetasit pritet të vijë një emër i njohur në vend të Sarin.

Drejtuesit e klubit prishtinas, gjithashtu pritet të përforcohen edhe me dy lojtarë të tjerë të huaj ku shumë shpejt pritet të zyrtarizohen. /Olle