Ndryshim i madh i terrenit ja si duket sot Merdarja

Dje ishte e vërshuar nga uji për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe mendimi i të gjithëve ishte se ai terren nuk do të bëhej gati për ndshjen e së shtunës ndërmjet Llapit dhe Istogut.

Megjithatë, terreni në Merdar duket të ketë krejtësisht një gjendje tjetër sot.

Infopress ka siguruar fotot nga fusha në Merdar, e cila ka një gjendje të mirë. Si duket, drenazhimi i mirë i terrenit ka ndikuar që uji të largohet krejtësisht dhe Llapi të mund t’i bëjë ‘konak’ të shtunën Istogut.

Kështu dukej sot terreni i Llapit në Merdar.

image