Ndryshe në telefon, ndryshe në televizion: Ja si iu ishte arsyetuar Muçiqi Canës për transferimin e Bardhokut

“Vitin e kaluar, Thaqin dhe Leotrim Bekteshin, klubet e tyre nuk i kanë lejuar që të bashkohen me ne. Po edhe këtë viti ndodhi e njëjta histori me Tahir Batatinën dhe Agim Canën, pra bëhet fjalë për lojtarët Ahmet Jonuzin dhe Tunë Bardhokun, ndërsa të gjithë ata u thirreshin në emër si klubi Evropian, Prishtina në Evropë, dhe kjo neve na kanë pengu të zhvillohemi në këtë drejtim. Ne përsëri do të vazhdojmë të qëndrojmë të fortë”, u shpreh Muqiqi.

Megjithatë deklarata e nënkryetarit të FC Prishtinës nuk u prit mirë nga drejtuesit e skuadrës së Vëllaznimit, ku pikërisht zyrtari i klubit gjakovar, Besnik Gojani në një prononcim për GazetaBlic, tregoi se si ishte situata me futbollistin, Bardhoku dhe se si ishte marrëveshja me të:

“Në radhë të parë dihet se janë disa rregulla që duhet ndjekur, ne për Tunë Bardhoku kemi respekt të paparë, ekipi i Vëllaznimit e ka mbështetur dhe i ka dal në krah gjatë gjithë kohës, dhe ne jemi shumë të lumtur që ai luan në një skuadër siç është Prishtina”, tha fillimisht Gojani.

“Mirëpo janë disa rregulla, kur klubi e kërkon një lojtar, së pari duhet të flas me klubin që e ka lojtarin, dhe normalisht që klubi i Prishtinës është dashtë të kontaktojë me presidentin, Agim Cana, gjë që nuk e ka bërë. Edhe unë personalisht jam befasuar nga deklarata e Muqiqit – pas një kohe kryetari Cana ka biseduar personalisht me Afrim Muqiqin dhe e ka pyetur se si ndodhë që të merret një lojtar pa miratimin tim, përgjigjja e nënkryetari të Prishtinës ka qenë që nuk është i informuar se çfarë po ndodhë – Po ashtu ne kemi biseduar me lojtari Bardhoku, i cili ka kërkuar nga klubi që t’i jap leje për transferim në Austri e jo në Prishtinë, kjo është e gjitha”, përfundoi zyrtari i skuadrës së Vëllaznimit.