Ndodh vetëm në Kosovë, 20 donatorë për transferimin e Alban Veselit

KB Golden Eagle Ylli ashtu siç është përfolur ka transferuar Alban Veselin, i cili bashkohet me trajnerin Arben Krasniqi.

Por, transferimi i tij duket se ka kushtuar shumë dhe është dashur një mobilizim i madh për ta bindur t’iu bashkohet therandasve.

Faqja e Yllit në Facebook ka njoftuar se rreth 20 donatorë janë bashkuar për ta transferuar Veselin.

Kujtojmë se Veseli ka fituar shumë trofe me Sigal Prishtinën dhe Pejën. Ai është një nga vendorët më të mirë në basketbollin e Kosovës.