Ndodh në Rusi: Lojtari refuzon të zëvendësohet por nxjerrët jashtë me zor nga bashkëlojtari

Ndodh që të shohim që futbollistë të ndryshëm të refuzojnë zëvendësimin dhe rasti që të vjen direkt në mendje është ai i portieri të Çelsit, Kepa Arizabalaga, i cili refuzoi të largohej nga fusha e lojës edhe pse Sarri ia kërkonte diçka të tillë në një ndeshje kundër Sitit.

Një situatë e njëjtë ka ndodhur edhe në kampionatin rus, gjatë zhvillimit të ndeshjes midis Zenitit Shën Petersburg dhe Arsenal Tula.

Në minutën e 75’ të ndeshjes trajneri i Zenitit i kishte kërkuar sulmuesit iranian Serdar Azmoun, të largohej nga fusha e lojës për t’i lënë vendin një lojtari tjetër. Por 24-vjeçari kishte refuzuar të largohej, duke kthyer kokën nga krahu tjetër edhe pse arbitri i bënte me shenjë të largohej.

Në këto momente sulmuesi tjetër i Zenitit, Artem Dzjuba, i mërzitur nga veprimi i shokut të tij të skuadrës, e merr atë me zor dhe e largon nga fusha e lojës.

Për më shumë shikoni videon: