Ndodh në Kosovë: Delet kullotin në stadium!

Derisa skuadrat  kosovare ende janë në pushim dimëror, stadiumet duket të mos kenë mbikëqyrje adekuate.

Deri më tani shumë ngjarje të ndryshme e të pazakonta kanë ndodhur nëpër stadiumet e futbollit kosovar, ndërsa së fundmi është regjistruar edhe një tjetër ngjarje e çuditshme, shkruan Zëri.info.

Në stadiumin e Fushë Kosovës janë parë disa krerë dele, të cilat po kullotnin nëpër fushën e blertë, në një mot me diel.