Ndizen qirinj kushtuar veprimtarisë së Fadil Vokrrit

Jeta dhe vepra e legjendës së futbollit mbarëshqiptar, Fadil Vokrri nuk do të harrohet asnjëherë.

Andaj, për të kujtuar veprimtarinë e tij, është organizuar një iniciativë qytetare.

Kësisoj, sonte prej orës 21:00 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë do të bëhet ndezja e qirinjve, shkruan Gazetasheshi.com.

Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri vdiq sot pas një ataku kardiak në moshën 57-vjeçare.

Varrimi i të ndjerit do të bëhetë nesër prej orës 17:00 në Prishtinë me ceremoni shtetërore.