IHF ndihmon Kosovën

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit me Federatën e Hendbollit të Kosovës e mbështeti FHK-në me një dysheme speciale (gerflor)  për zhvillimin e  ndeshjeve të hendbollit që do te ketë Përfaqësuesja e Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2017 për meshkuj, thuhet në njoftimin e FHK-së.

Ndeshjet zhvillohen në muajin nëntor 2015 me Lituaninë dhe janar 2016  me Bosnje e Hercegovinen dhe Sllovakinë.

IHF  poastu aprovoi edhe projektin ‘Hendbolli në shkolla” të FHK-së, i cili do të mbështetet në ciklin 4- vjeçar, me ç`rast FHK-ja do të ndihmohet me pajisje sportive të parapara në projekt, në rend të parë topa të madhësive 0, 1 dhe 2 që do të ju ofrohen shkollave të hendbollit, por edhe garave të shkollave fillore dhe të mesme që do të organizohen në kuadër të Federatës së Sportit Shkollor dhe Shoqatave të pedagogëve.

loading...