Ndihmës-trajneri i Maqedonisë së Veriut: Dashtë Zoti që Kosova të arrijë rezultate dhe të kualifikohet në Evropian pa u përballur me ne

Trajneri i Dukagjinit Xhengiz Rexhepit dhe ish-futbollisti i njohur kosovar janë të ftuar në emisionin e sotëm të “90 Plus”, i cili transmetohet në TV Zëri.

Trajneri shqiptar Xhengiz Rexhepi ka nisur një aventurë të re me Dukagjinin, ku ka marrë edhe përshtypjet e para.

Gjithashtu ai është edhe ndihmës-trajner te Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, derisa ka komentuar edhe Kosovën.

Në mes të tjerash, ai shpreson të mos përballet me Kosovën në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dashtë Zoti që Kosova të arrijë rezultate dhe të kualifikohet në Evropian pa u përballur me ne”, tha Rexhepi në “90 Plus”, .

“Ne si staf teknik nuk e bisedojmë ndeshjen me Kosovën”, vlerësoi Rexhepi.

Image