Ndeshjet që u mbyllën me rezultat zyrtar këtë sezon

Në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, para dy javësh është mbyllur stinorin vjeshtor, me kampion Flamurtarin.

Por, është shqetësuese një fakt.

Nga 120 ndeshje sa janë luajtur në 15 xhiro, 4 prej tyre janë regjistruar me rezultat zyrtar, e në shumicën prej tyre ka qenë skuadra e Flamurtarit, e cila ka marr pikë të plota në tavolinë.

Arsyeja e këtyre rezultateve zyrtare ka ardhur pas kacafytjeve të lojtarëve në fushë dhe sulmit ndaj gjyqtarëve nga ana e tifozëve, shkruan Infokusi.

Për dallim nga Liga e Parë, në Superligë është regjistruar vetëm një ndeshje me rezultat zyrtar, Llapi – Feronikeli 0:3 për shkak të sulmit në gjyqtarin anësor nga një tifozë i papërgjegjshëm.

Probleme ka pasur edhe në kategoritë më të ulëta të futbollit kosovar.